Del keq Arbërie Nagavci: Kurti dhe Osmani ia konfirmuan takimin Abdixhikut

Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes sot ka deklaruar lidhur me propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për takim të premtën, se ‘do të shqyrtohen agjendat’. Por Abdixhiku ka thënë nga Prekazi se ky takim tashmë është konfirmuar… “Ajo që mund të them është se takimin e radhës e kemi të konfirmuar nga ushtruesja e detyrës […]
“Ajo që mund të them është se takimin e radhës e kemi të konfirmuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryetarin e Vetëvendosjes, për këtë të premte në ora 2:30 sic kemi propozuar, deri në këtë kohë do të zhvilloj konsultimet me akterët e brendshëm partiak, me grupin e LDK-së, me deputetët tanë”, ka thënë Abdixhiku, përcjell Periskopi.
Ndërkohë Nagavci e VV-së, sot deklaroi se ‘Kurti dhe Osmani do t’i shqyrtojnë agjendat lidhur me këtë takim”
“Do të shqyrtojnë agjendat e tyre, e di që ju ka nevojitur kohë që të diskutojë dhe ti diskutojnë çështjet e brendshme, a do të jetë e premtja varet nga z.Kurti dhe zonja Osmani. Nuk ka asnjë arsye për vonesa, seanca do të mbahet edhe votimi i Qeverisë bëhet shumë shpejtë sepse VV i ka votat. Është me rëndësi që institucionet të konsitutohen sa më parë”, ka thënë ajo./Periskopi/












