Daut Haradinaj jep dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të degës së AAK’së në Deçan

Daut Haradinaj nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës i cili dha dorëheqje ditë më parë nga pozita e deputetit, ka njoftuar se sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së AAK-së në Deçan. Ai tha se arsyeja është gara ime politike për kryetar të kryeqytetit. Postimi: Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të […]

Daut Haradinaj nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës i cili dha dorëheqje ditë më parë nga pozita e deputetit, ka njoftuar se sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së AAK-së në Deçan.

Ai tha se arsyeja është gara ime politike për kryetar të kryeqytetit.

Postimi:

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së, si dhe ju qytetarë të Deçanit,

Ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së AAK-së në Deçan. Arsyeja është gara ime politike për kryetar të kryeqytetit.

U jam mirënjohës mijëra aktivistëve e simpatizantëve të AAK-së si dhe qytetarëve të Deçanit, të cilët kurrë nuk hoqën dorë nga vizioni ynë për Deçanin dhe për Kosovën, dhe këtë përcaktim gjithmonë e kthyen në fitore.

Këtë model fitoreje këtë herë do ta bartim në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Aleanca në Deçan do të vazhdojë të jetë parti e orientimit kombëtar e pro-përendimor dhe gjithmonë në krah të qytetarit.

I juaji,

Daut Haradinaj

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?