Dardan Molliqaj i shkruan një letër shqetësuese Lumir Abdixhikut

Dardan Molliqaj i shkruan një letër shqetësuese Lumir Abdixhikut

Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj i ka dërguar një letër të gjatë kreut të LDK-së Lumir Abdixhikut. Përmes kësaj letre të hapur, Molliqaj ka kërkuar nga strukturat e LDK-së që jenë më të vëmenshëm sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit në Kosovë. “Ne jemi të shqetësuar për pasojat mbi jetën demokratike […]

Përmes kësaj letre të hapur, Molliqaj ka kërkuar nga strukturat e LDK-së që jenë më të vëmenshëm sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit në Kosovë.

“Ne jemi të shqetësuar për pasojat mbi jetën demokratike të vendit që do të prodhonte zgjedhja e Vjosa Osmanit Presidente. Pas këtij momenti, opozitës parlamentare do t’i humbas rëndësia, kurse Kuvendi do t’i ngjajë kuvendeve moniste. Kosova për herë të parë pas luftës rrezikon që të gjitha instancat e pushtetit t’i përfundojnë në një adresë”, ka shkruar Molliqaj.

“Por ky ende nuk është problemi kryesor. Ky akumulim pushteti e ka mbrapa një ideologji që në fjalë dhe organizim është totalitar. LDK e ka në dorë ta ndalojë këtë gjë. Barra për formimin e institucioneve në secilën demokraci fillon prej fituesit, sidomos kur fituesi e ka shumicën i vetëm”, shkruan tutje ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Letër e hapur Kryetarit të LDK-së

I nderuar z.Abdixhiku,

Zgjedhja juaj në krye të LDK-së është pritur mirë tek qytetarët dhe opinioni publik. Në anën tjetër, gatishmëria juaj për të udhëhequr me subjektin në një kohë të vështirë si kjo duket inkurajuese. Megithatë, siç besoj se jeni të ndërgjegjshëm, pritjet pozitive lidhen më shumë me të ardhmen dhe rrugën përpara sesa me gjendjen e tanishme.

Nuk dua të tingëlloj pretencioz për të thënë se unë kam ndonjëfarë fjale se çfarë vendime duhet të marrë LDK. Nuk e bëj dot as hipokritin sikur unë e dua më të mirën për LDK-në. Por, ka një arsye përtej këtyre që më bën të interesuar për rolin dhe pozicionin e LDK-së.

Vendi si kurrë më herët ka nevojë për opozitë, por edhe ruajtje e balancim pushtetesh. Për bindjen tonë, pushteti i parrullës “Krejt dhe Drejt” është arsye për shqetësim në dy rrafshe: rreziku për demokracinë që paraqet mungesa e balancave të pushtetit; kurse i dyti është diskursi totalitar, diskurs ky që të vërtetën e përjashton nga diskutimi, duke e ontologjizuar dhe lidhur me subjektin e premtuar të historisë. Problemi i parë lidhet me vendimet që do të merren në LDK, por që do ta ndikojnë mbarë vendin. Partia tashmë e ka gjithë pushtetin, qeverisë me gjithçka me të cilën qeverisë e administron Kosova. Dërgimi i insitucionit të Presidentit në Parti, do ta përmbyllte jetësimin e nocionit Parti-Shtet.

Në anën tjetër, problemi i dytë janë fjalët që kemi dëgjuar si arsyetim. Ato janë shprehje e pranimit të hegjemonisë së diskursit që ka imponuar pushteti “Krejt dhe Drejt”. Me një qëndrim që e bën të mundur Vjosa Osmanin të zgjedhet presidente, ju na thoni se akuzat e konspiracionet e 2 viteve të fundit ndaj jush paskan qenë të vërteta.

Faktet elektorale, jo rrallë janë dëshmuar si pikënisje të errëta për botën e shoqëritë. Por, qëndrimet dalluese e këmbëngulja tek e vërteta nuk lejojnë që ato të përkthehen në totalizim të hapësirës publike, diskursive e politike. Ne jemi të bindur se opozita nuk është thjesht mungesë e pjesëmarrjes në qeverisje. Në situatën tonë, një opozitë kritike dhe aktive është kushti i demokracisë.

Kusht i veçantë për të qenë kritik ndaj mendësisë totalitare është mospranimi i saj në parim. Në momentin që e njohim si thirrje legjitime e morale akuzën që vjen prej saj, do të përfundojmë të përmbytur në përpjekjet për shfajësim. Kjo kritikë, për të hapur horizontin e mbyllur, duhet të ketë linja të qarta demarkimi, por edhe kritikë, aksion, e jetë përtej dhe ndryshe nga ushtrimet e lojërave të pushtetit. Opozita nuk duhet të jetë ilustrim as provë për tezat, çështjet apo akuzat e pushtetit.

Z. Abdixhiku,

Ne jemi të shqetësuar për pasojat mbi jetën demokratike të vendit që do të prodhonte zgjedhja e Vjosa Osmanit Presidente. Pas këtij momenti, opozitës parlamentare do t’i humbas rëndësia, kurse Kuvendi do t’i ngjajë kuvendeve moniste. Kosova për herë të parë pas luftës rrezikon që të gjitha instancat e pushtetit t’i përfundojnë në një adresë. Por ky ende nuk është problemi kryesor. Ky akumulim pushteti e ka mbrapa një ideologji që në fjalë dhe organizim është totalitar. LDK e ka në dorë ta ndalojë këtë gjë. Barra për formimin e institucioneve në secilën demokraci fillon prej fituesit, sidomos kur fituesi e ka shumicën i vetëm.

Me respekt, Dardan Molliqaj

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?