Daka: S’na duhet buxhet shtesë për zgjedhjet lokale

Daka: S’na duhet buxhet shtesë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk do të ketë nevojë për buxhet shtesë për organizmin e zgjedhjeve lokale, ndonëse pritet që ky proces të mbahet i sfiduar edhe nga pandemia. Kryetarja e këtij institucioni Valdete Daka, në një intervistë për Ekonomia Online, ka konfirmuar zgjedhjet komunale do të kenë një kosto më të lartë krahasuar […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk do të ketë nevojë për buxhet shtesë për organizmin e zgjedhjeve lokale, ndonëse pritet që ky proces të mbahet i sfiduar edhe nga pandemia.

Kryetarja e këtij institucioni Valdete Daka, në një intervistë për Ekonomia Online, ka konfirmuar zgjedhjet komunale do të kenë një kosto më të lartë krahasuar me ato nacionale, për shkak të dy raundeve.

“Ne kemi parashikuar sa do të jenë zgjedhjet lokale dhe gjithsesi këto do të jenë më të shtrenjta për shkak të dy raundeve, por edhe sa i përket mjeteve të cilat na nevojiten për parandalimin e pandemisë ato tash janë paraparë dhe nuk do të ketë nevojë për buxhet shtesë”.

Situata e krijuar nga Coronavirusi, pritet që KQZ-së të t’i sjellë problem në organizimin e zgjedhjeve, mirëpo Daka shpreson se do të fillojë edhe vaksinimi i popullatës, që siç thotë ajo nuk do të kishte nevojë për masa shtesë.

“Situata me pandeminë ka me qenë ajo që më së shumti ka me na sjellë probleme, ndoshta shpresoj që popullata do të fillojë vaksinimin dhe ndoshta masat do të lehtësohen dhe nuk do të ketë nevojë për këto masat preventive, por gjithsesi që e kanë rrit edhe koston e zgjedhjeve”.

E para e KQZ-së tha se tashmë janë të gatshëm për këto zgjedhje, pavarësisht që nuk e kishin menduar se në shkurt do të mbaheshin edhe ato nacionale.

“Po KQZ-ja tashmë e ka dit se ky vit është vit zgjedhor dhe do të jenë zgjedhjet lokale dhe gjithsesi ne nuk e kemi parashikuar që do të kemi edhe zgjedhje të parakohshme, por zgjedhjet lokale janë ato rregullta për të cilat ne përgatitemi çdo katër vjet”.

Daka ka folur edhe procesin e fundit zgjedhor të 14 shkurtit. Ajo tha se ky proces ka qenë një prej proceseve më të organizuar, raporton EO.

“Procesi i fundit zgjedhor ka qenë një prej proceseve më  të mira të organizuara jo vetëm që është vetëm vlerësim i imi personal, por edhe vlerësim i të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e zgjedhjeve edhe ata që kanë vëzhguar ditën e zgjedhjeve por edhe të gjitha ato që kanë ndodhur pas ditëve së zgjedhjeve”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?