Covid-19, dy ditët e fundit: Vushtrria me 47 raste e 6 të vdekur, Prishtina me 506 raste e 1 të vdekur

Dy ditët e fundit ishin jashtëzakonisht të kobshme për Kosovën që po përballet me virusin vdekje-prurës të Covid-19. Por, ato që çudisin janë disa statistika të vdekjeve krahasuar me numrin e rasteve – specifikisht në dy lokacione. Në komunën e Vushtrrisë për datat 15 dhe 16 mars kishte së bashku vetëm 47 raste të reja […]
Në komunën e Vushtrrisë për datat 15 dhe 16 mars kishte së bashku vetëm 47 raste të reja me Covid-19. 24 dje dhe 23 sot.
Por, përkundër që numri i rasteve sipas të dhënave të IKShPK-së është dukshëm i vogël, ai i të vdekurve ka tejkaluar çdo qytet tjetër në Kosovë, shkruan Periskopi.
Gjashtë qytetarë të Vushtrrisë kanë vdekur, për dallim nga vetëm një në Prishtinë për dy ditë. Numri i përgjithshëm i të prekurve për dy ditë në Prishtinë është 506.
Sot kanë gjetur vdekjen tre vushtrrias, njëri 87, dhe dy të tjerët me moshën 80 respektivisht 76 vjeçare. Dje ndërkohë, në Vushtrri kanë gjetur vdekjen tre qytetarë, njëri 75, dhe dy të tjerët 79 dhe 89 vjeçar respektivisht.
Pra, Vushtrria kishte vetëm 47 raste dhe 6 të vdekur për dytë. Prishtina me 506 raste e kishte një të vdekur. /Periskopi












