Çfarë iu kërkua Enver Hoxhajt nga Kurti dhe Osmani?

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka treguar se çka u diskutua sot në takimin e ftuar nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Hoxhaj thotë se i ka kujtuar Kurtit se në të kaluarën ka ushtruar dhunë në institucione dhe se Kurti derisa shpjegoi se çka iu kërkua nga Kurti dhe Osmani. […]
“Ne kemi shkuar në atë takim me qëndrime dhe përmbajtje të qarta. Nuk ka qenë ideja jonë që të marrim pjesë saqë vetëm të takohemi me z.Kurti dhe znj.Osmani se ne e njohim njëri-tjetrin dhe e dimë se kush për çfarë qëndrojmë”, thotë Hoxhaj.
“Ne kemi shkuar në atë takim që t’i shtrojmë këto 10 qëndrimet që i kemi bërë publike. Atmosfera ka qenë korrekte”, theksoi ai në Kanal10.
Por çka kërkuan Kurti dhe Osmani të cilët thirrën këtë takim?
“Fillimisht ishte një qasje që nuk e dinim pse na kanë ftuar. Se flisnin në terma të përgjithshëm derisa unë ju thash: hyni në temë, për çka na keni ftuar?”, thotë ai.
“Mandej kërkuan që të ketë kontribut nga PDK për të qenë pjesë e tri seancave të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, të zgjedhjes së qeverisë dhe të presidentit”, sqaroi Hoxhaj.












