Çështja e presidentit, këto janë kushtet e Xhavit Halitit për VV-në

Çështja e presidentit, këto janë kushtet e Xhavit Halitit për VV-në

Deputeti i zgjedhur në zgjedhjet e 14 shkurtit nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti nuk ka pohuar e as nuk ka mohuar nëse kjo parti do të qëndrojë në sallë dhe do t’ia sigurojë kuorumin Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente e Kosovës. Në një prononcim për Front Online, Haliti ka deklaruar se mendon […]

Në një prononcim për Front Online, Haliti ka deklaruar se mendon se është shumë që një parti e vetme t’i ketë të gjitha pushtetet.

“Ne akoma si parti nuk kemi një vendim konkret çfarë do të bëjmë në seancën kur zgjedhet Presidenti ose kur do të mbahet ajo seancë, por unë personalisht mendoj që është shumë për të pasë në pushtet një parti e vetme për t’i pasë krejt pushtetet kryesore dhe mendoj që do të duhej me reflektu si parti dhe si subjekt vet Vetëvendosja që të jep një mundësi shtesë për njërin nga institucionet që ta ketë opozita ose në variantin tjetër të ketë një figurë unifikuese jashtë partiake e cila do të ishte e pranueshme për të gjithë”, ka thënë Haliti.

I pyetur se e ka fjalën për pozitën e presidentit, Haliti nuk ka dhënë përgjigje konkrete, por ka shtuar se është e dëmshme për demokracinë që një parti t’i ketë tri pushtete.

“Tani unë mendoj se është shumë, një vendosje e kontrollit të tri pushteteve dhe mendoj që nuk i bën mirë demokracisë dhe procesit në të cilin po ecim, por edhe në koordinimin do të thoja të politikës shtetërore që duhet të bëhet edhe në raport me opozitën edhe pozitën”, është shprehur Haliti.

Por, çka nëse ju ofrohet pozita e kryetarit të Kuvendit?

Haliti edhe për këtë ka qenë i rezervuar në përgjigje.

“Unë nuk jam sot për t’u përgjigjur në këtë pyetje, nuk po kushtëzoj dhe nuk është interes i imi personal, por unë mendoj që praktikat në vendet demokratike janë të tilla përjashto shtete presidenciale që kanë një mënyrë tjetër që pak a shumë pushteti qëndror duhet të jetë, s’kisha me thënë i kontrolluar sepse ata për t’a kontrollua ka republika parlamentare, por të jetë i balancuar”, ka shtuar deputeti i PDK-së.

Seanca e Kuvendit për konstituimin e institucioneve të reja do të mbahet më 22 mars.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?