Buzhala: Kosova nuk e ka asnjë mundësi për tu zhvilluar

Ish-gazetari i ekonomisë, Viktor Buzhala, me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka analizuar çështjen e ndërtimeve në Kosovë, duke thënë se nëse vazhdohet të ketë trend të ndërtimeve në raport me shtimin dhe tkurrjen e popullsisë atëherë shteti jonë nuk ka asnjë mundësi për tu zhvilluar. Buzhala ka thënë se […]
Buzhala ka thënë se në vit ndërtohen 30 mijë shtëpi ndërkohë ndërtimi i shtëpive po bëhet më shumë kate duke i lënë të pabanueshme.
“Edhe paret qe kane me u fitu prej tyne deri ne 20 vjetet e ardhshme jane te investume aty. Secili i ka be nga 2 e 3 shtepi me vlere kapitale zero, shumica e te cilave jane thate. Ato te banuarat, jane te palyera e te paizoluara, per ibret. Kjo, sepse ne vend me i ndertu shtepi njekateshe, i ndertojne nga 3 kat e nuk mund ti perballojne, duke i lene 2 kat thate. Per ndertimin e tyne, toka bujqesore po shkaterrohet komplet. Me kete qasje bash asnje mundesi me u zhvillu nuk e kena, pasi secilin cent e kena te bllokume.”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka bërë thirrje që të ndërhyj politika ekonomike që të ndalet ky hov.
Shkrimi i tij i plotë:
Ne Kosove cdo vit po lindin nga 20 mije femije, ndersa vdesin afro 10 mije veta. Pra, shtimi natyror eshte rreth 10 mije. Por, cdo vit emigrojne drejt perendimit rreth 22 mije veta. Pra, ne tkurremi minimum me 12 mije persona, nderkohe, jane duke u ndertuar mbi 30 mije shtepi e banesa cdo vit.
Edhe paret qe kane me u fitu prej tyne deri ne 20 vjetet e ardhshme jane te investume aty. Secili i ka be nga 2 e 3 shtepi me vlere kapitale zero, shumica e te cilave jane thate. Ato te banuarat, jane te palyera e te paizoluara, per ibret. Kjo, sepse ne vend me i ndertu shtepi njekateshe, i ndertojne nga 3 kat e nuk mund ti perballojne, duke i lene 2 kat thate.
Per ndertimin e tyne, toka bujqesore po shkaterrohet komplet.
Me kete qasje bash asnje mundesi me u zhvillu nuk e kena, pasi secilin cent e kena te bllokume. Ketu duhet nderhy me politika ekonomike. Cdo hapesire mbi 100 metra katrore duhet me e tatu se paku 10 euro per meter. Vetem keshtu ndalet ky hov. Ndryshe, pas 10 vjetesh krejt kane me qene germadha te mbulume prej mykut. Madje, shume prej tyne midis Prishtine.












