Burri i Mbretëreshës, 99 vjeçari Princi Filip, lëshohet nga spitali “në disponim të mirë”

Princi Filip, Duka i Edinburgut, ka lënë Spitalin Mbreti Eduard i VII në Londër pas një muaji. Burri i Mbretëreshës Elizabeta e II, 99 vjeçar, ishte operuar në zemër më herët gjatë këtij muaji, dhe është në “disponim të mirë” pasi u lëshua prej spitalit, shkruan CNN, përkthen Periskopi. Ai tashmë është kthyer në Windsor […]
Burri i Mbretëreshës Elizabeta e II, 99 vjeçar, ishte operuar në zemër më herët gjatë këtij muaji, dhe është në “disponim të mirë” pasi u lëshua prej spitalit, shkruan CNN, përkthen Periskopi.
Ai tashmë është kthyer në Windsor Castle, sipas një deklarate të dhënë nga Buckingham Palace.
Philipi, që së pari u pranua në Spitalin e King Edward VII më 16 shkurt, po kurohej në një mjedis privat pasi u operua në zemër.
Së fundi, Familja Mbretërore britanike ka pësuar tronditje të rëndë pas intervistës së Princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle.












