Bunjaku-Rexhepi nga LDK: Hazirit ia ka besuar punën edhe presidenti Rugova, nuk e ka asnjë humbje

Valentina Bunjaku-Rexhepi nga LDK ka folur për media gjatë pauzës së Kuvendit të LDK-së. Ajo ka shprehur publikisht mbështetjen e saj ndaj kandidatit për kryetar të LDK-së, Lutfi Hazirit. “Unë e kam thënë edhe më herët e them edhe tash, e mbështes kandidaturën e Hazirit pasi që mendoj se është i duhuri aktualisht për kryetar […]
Valentina Bunjaku-Rexhepi nga LDK ka folur për media gjatë pauzës së Kuvendit të LDK-së.
Ajo ka shprehur publikisht mbështetjen e saj ndaj kandidatit për kryetar të LDK-së, Lutfi Hazirit.
“Unë e kam thënë edhe më herët e them edhe tash, e mbështes kandidaturën e Hazirit pasi që mendoj se është i duhuri aktualisht për kryetar të LDK-së. Duhet të kujtojmë se Hazirit ja ka besuar punën edhe presidenti historik, Ibrahim Rugova, i cili ia kishte lënë nën udhëheqje Komunën e Gjilanit, Lutfi Hazirit. Deri më tani Haziri nuk ka asnjë humbje, kudo që ka garuar ka fituar gjithmonë”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi për RTV Dukagjini, përcjell Periskopi.












