Bodo Weber: Dialogu nisi mirë, por tash Serbia po fiton

Bodo Weber, bashkëpunëtor i vjetër i Këshillit për Politikën e Demokratizimit në Berlin, vlerësoi se dialogu i Brukselit filloi mirë në vitin 2011, por që vitet e fundit ai është kthyer në kah të kundërt, Weber tha se tani më takimet nuk janë historike dhe përparimi është i mangët. “Serbia mori hapjen e negociatave të […]
Bodo Weber, bashkëpunëtor i vjetër i Këshillit për Politikën e Demokratizimit në Berlin, vlerësoi se dialogu i Brukselit filloi mirë në vitin 2011, por që vitet e fundit ai është kthyer në kah të kundërt,
Weber tha se tani më takimet nuk janë historike dhe përparimi është i mangët.
“Serbia mori hapjen e negociatave të para-pranimit, Kosova Marrëveshjen e Asocimit me Bashkimin Evropian [MSA-në], por rruga drejt integrimit në BE është bllokuar. Është bërë normale që zyrtarët e të dy vendeve të takohen rregullisht dhe se nuk është më ‘historike’”, tha ai.
Weber shton se “E njëjta histori është me të ashtuquajturin integrim të serbëve të Kosovës”
“Nëse e shikonim atë sipërfaqësisht, atëherë në rast se Serbia fitoi më shumë dhe Kosova pak më pak, serbët e Kosovës janë ende dëmi më i madh kolateral i krizës në dialog”, tha ai.
Ende nuk dihet se çfarë qasje do të ketë qeveria e re e udhëhequr nga Kurti duke marrë parasysh qëndrimet e tij të kaluara për negociatat. /Periskopi












