Bllokada e Kanalit të Suezit po bllokon mallra në vlerë sa 4 herë buxheti i Kosovës në ditë

Anija gjigante që ka bllokuar Kanalin e Suezit pasi prej erërave iu ndërrua kursi dhe doli për midis, po vonon një sasi mallrash që vlerësohet të jenë 10 miliardë dollarëshe për çdo ditë [afërsisht sa katër herë buxheti i Kosovës]. Kjo nënkupton se 400 milionë dollarë mallra po vonohen që të futen në treg për […]
Kjo nënkupton se 400 milionë dollarë mallra po vonohen që të futen në treg për çdo orë që anija vazhdon të bllokojë rrugën mes lindjes dhe perëndimit.
Të dhënat nga eksperti i tregtisë kanë dhënë këto shifra, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Pavarësisht përpjekjeve për ta çliruar anijen, kjo mund të marrë javë të tëra.
Anija Ever Given, e operuar nga kompania taivaneze “Evergreen Marine”, ka madhësinë e katër fushave të futbollit dhe është një prej anijeve më të mëdha të botës.
Kjo bllokadë pritet të shkaktojë edhe rritje të çmimeve të naftës.
Anija në fjalë është bllokuar shkaku i erërave të forta, që kanë arritur t’i ndërrojnë kursin e udhëtimit. /Periskopi