Blici: Ja pse po komplikohet situata rreth zgjidhjes së Presidentit

Blici: Ja pse po komplikohet situata rreth zgjidhjes së Presidentit

Kurdo që mbahet seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës , komuniteti serb, saktësisht Lista Serbe nuk do ta votoj kandidaten për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani. Brenda këtij subjekti politikë, kanë treguar se asnjë deputet nga Lista Serbe nuk do të jap voton e tyre për president. E shkak për […]

Kurdo që mbahet seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës , komuniteti serb, saktësisht Lista Serbe nuk do ta votoj kandidaten për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani.

Brenda këtij subjekti politikë, kanë treguar se asnjë deputet nga Lista Serbe nuk do të jap voton e tyre për president.

E shkak për këtë sipas këtyre burimeve është bërë vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Qëndrimi i Listës tonë është mëse i qartë – nuk do të ketë votë për askënd. Ju tashmë e dini që Lista Serbe e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese “shkeljen” që ka bërë kryeministri Albin Kurti me rastin e mos dhënies së dy ministrive që me Kushtetutë i takon Listës Serbe”, ka thënë një burim nga kjo Listës duke dashur të mbes anonim.

Gazeta Blic ka provuar të flas me zyrtarë të Listës Serbe, por që aktualisht ata kanë një qëndrim – nuk flasin për media.

Adem Hodza është deputet nga kjo Listë e për të cilin tashmë qarkullojnë informata jo zyrtare se ai mund të jetë njëri nga ta që mund të jap votën për Vjosa Osmanin.
Gjithçka që dihet është se Lidhja Demokratike e Kosovës pjesë e së cilës ka qenë Vjosa Osmani deri vonë, ka marrë vendim që të qëndrojnë në sallë në momentin që në rend të ditës vie në Kuvend votimi i presidentit.
Lumir Abduxhiku kryetar i ri i LDK ka kërkuar një qëndrim unik nga grupi parlamentar i LDK , por që gjasat janë të vogla që si grup të binden.

Agim Veliu, Driton Selmanaj, e Avdullah Hoti kanë qëndrim të betonuar, se assesi nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente të Kosovës.

Mirëpo bazuar në një matematikë të thjeshtë i bie që nëse 58 deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, 9 nga komunitetet tjera dhe 15 nga LDK, atëherë Vjosa Osmani qe ka kuorumin për t’u zgjedhur presidente.

Por nëse dikush nga deputetët e LDK-së do të dështoj, atëherë i bie që kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me Vjosa Osmanin duhet të bindin edhe tre ose katër deputet nga partitë e tjera në mënyrë që të sigurohen mbi 80 vota.

LDK dje ka marrë vendim që ta mbështes Vjosa Osmanin për presidente të vendit, ndonëse disa deputetë nga kjo parti janë kundër ish- kryetares së Kuvendit që të vijë në krye të shtetit.

Deri tani votë që nuk do të japin për Vjosa Osmanin e kanë deklaruar nga partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe tashmë Lista Serbe.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?