Biden s’e falë bashkë-partiakun e famshëm: Mund ta gjejë veten në bankën e të akuzuarve

Joe Biden ka thënë se Andrew Cuomo duhet të japë dorëheqje si guvernator i New Yorkut nëse hetimet e prokurorit gjeneral konfirmojnë pretendimet për ngacmime seksuale kundër tij. Ai i tha ABC News-it që z.Cuomo, që është akuzuar për sjellje të keqe seksuale nga shumë gra, “ndoshta do të përfundojë në bankën e të akuzuarve, […]
Ai i tha ABC News-it që z.Cuomo, që është akuzuar për sjellje të keqe seksuale nga shumë gra, “ndoshta do të përfundojë në bankën e të akuzuarve, po ashtu.”
Ndërsa, Donald Trump i ka thënë mbështetësve të tij që vaksina e Covid-19 është e sigurt dhe “diçka që funksionon”, duke e pranuar më në fund që “shumë” njerëz të cilët nuk duan ta marrin janë njerëz që e votojnë atë, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Andrew Cuomo ishte bërë një ndër figurat më të dashura të publikut amerikan gjatë ditëve të errëta të pandemisë më 2020, por reputacioni i tij përjetoi krisje të vazhdueshme pas akuzave që sa vijnë e rëndohen.
Edhe shumë bashkë-partiakë të tij nga partia Demokrate i kanë kërkuar atij dorëheqjen si guvernator. /Periskopi












