Biden: Deri më 19 prill do të vaksinohet 90% e popullsisë së rritur në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi se deri më 19 prill, shumica dërmuese e popullatës së rritur do të vaksinohet. “Me gjithë punën që kemi bërë në dhjetë javët e fundit, unë jam i kënaqur të njoftoj se të paktën 90 për qind e të gjithë të rriturve do të jenë […]

“Me gjithë punën që kemi bërë në dhjetë javët e fundit, unë jam i kënaqur të njoftoj se të paktën 90 për qind e të gjithë të rriturve do të jenë në gjendje të marrin vaksinën deri më 19 prill, vetëm tri javë nga sot,” u tha Biden gazetarëve , duke shtuar se dhjetë përqindëshi tjetër i kësaj më së voni deri më 1 maj.

Ai tha se urdhëroi ekipin e tij për luftën kundër koronavirusit për të siguruar që ka një pikë vaksinimi jo më larg se tetë kilometra (pesë milje) nga çdo qytetar i rritur.

Presidenti i SHBA-së përsëriti qëllimin e administrimit të 200 milionë dozave të vaksinës deri në fund të 100 ditëve të para të marrjes së detyrës.

Sipas tij, 100 milionët e parë u arritën në ditën e 60-të të detyrës, ndërsa qëllimi tjetër do të arrihet për 40 ditë.

“Puna jonë nuk ka mbaruar kurrë. Lufta kundër koronavirusit është larg fitores,” tha Biden.

Deri më tani, më shumë se 145.8 milionë njerëz kanë marrë një dozë të vaksinës, përfshirë përpjekjet e administratës së mëparshme të SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara janë prekur më së shumti në botë nga pandemia, me pothuajse 30.3 milionë raste të infeksionit dhe rreth 550.000 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?