Biden bën gafë të rëndë me Harrisin, konservatorët thonë se është rrokatur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Bide, si duket për një moment harroi se çfarë posti mban, duke iu referuar vartëses së tij, Kamala Harris, si “presidentja Harris”, përderisa po fliste rreth programit të vaksinimit në ShBA. “Kur presidentja Harris dhe unë bëmë një udhëtim virtual në një qendër vaksinimi në Arizona jo shumë kohë […]

“Kur presidentja Harris dhe unë bëmë një udhëtim virtual në një qendër vaksinimi në Arizona jo shumë kohë më parë, një nga infermierët që po u jepte vaksina njerëzve, ishte sikur po jepte një dozë shprese”, deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Nënpresidentja Harris ishte e pranishme gjatë kësaj deklarate, por reagimi i saj nuk u kap nga kamera, shkruan Daily Mail.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti Biden i referohet në mënyrë të gabuar zonjës Harris. Në dhjetor, gjatë një fjalimi rreth vaksinave, Bideni gabimisht iu referua nënpresidentes si “presidentja e zgjedhur”.

Këto gabime nxitën spekulime të konservatorëve të krahut të djathtë për rënie të aftësive kognitive të presidentit amerikan, sepse edhe gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, Bideni në disa raste dukej sikur po i lidhet gjuha.

Paraardhësi i tij, Donald Trump, shpesh e akuzonte Bidenin për rënie të aftësisë mendore dhe pretendonte se Demokratët do ta zbatojnë Amandamentin e 250të të Kushtetutës për zëvendësimin e Bidenit pikërisht me nënpresidenten Harris.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?