Besnik Tahiri tregon arsyet e kandidimit të tij për kryetar të Podujevës

Besnik Tahiri ka treguar arsyet e kandidimit të tij nga radhët e AAK-së për kryetar të komunës së Podujevës. Tahiri përmes një postimi në Facebook thotë se në këtë garë ka hyrë me seriozitetin më të lartë dhe se do të garojë për fitore. “Kjo kandidaturë, vjen shumë më herët për dy arsye: e para, […]
Tahiri përmes një postimi në Facebook thotë se në këtë garë ka hyrë me seriozitetin më të lartë dhe se do të garojë për fitore.
“Kjo kandidaturë, vjen shumë më herët për dy arsye: e para, se kam hyrë në garë me seriozitetin më të lartë, dhe e dyta, se garoj për fitore. Në këta muaj, do të identifikoj, analizoj e hartoj programin politik, jo vetëm si përgjigje ndaj problemeve, por para së gjithash, si mundësi për një prespektivë të re qeverisëse e zhvillimore.
Do t’i konsultoj të gjithë ata që duan dhe besojnë në ndryshimimin e vërtetë, pa dallim rreshtimesh e flamujve partiakë. Kjo garë, e ky projekt nuk do të jetë i zakonshëm e as i një partie. Por, një moment e mundësi që së bashku ta kapim hapin e ndryshimit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Tahiri shtoi se “Ju siguroj se gara, programi e ekipi, do të jenë model, ndërkaq ballafaqimi, do të jetë vetëm mbi programin e vizionin. Besoj, se ndryshimi është i vërtetë, vetëm kur ka objektiva të qarta e njerëz të përkushtuar. E kundërta është improvizim”.












