Berlini e Mynihu lejojnë vetëm pleqtë mbi 60 vjeçar të vaksinohen me AstraZeneca

Dy lande të Gjermanisë, Berlini dhe Mynihu, kanë vendosur që të ndalojnë vaksinën “Astra-Zeneca” për moshën nën 60 vjeçare. Një lajm i tillë ka marrë konfirmimin nga senatori shëndetësor, Dilek Kalayci. Arsyeja ka të bëj me padijeninë nëse kjo vaksinë është përjashtuar përfundimisht nga lidhja me paraqitjen e trombozës te disa pacientë. Berlini kërkon […]
Një lajm i tillë ka marrë konfirmimin nga senatori shëndetësor, Dilek Kalayci.
Arsyeja ka të bëj me padijeninë nëse kjo vaksinë është përjashtuar përfundimisht nga lidhja me paraqitjen e trombozës te disa pacientë.
Berlini kërkon të pres dhe të shohë se çfarë kanë për të dhënë ekspertët në lidhje me çështjen.
Sipas informacioneve nga “Augsburger Allgemeine”, Komisioni për vaksinim po kërkon rekomandimin e vaksinave të koronavirusit me AstraZeneca vetëm për burrat dhe gratë mbi moshën 60 vjeçare në Gjermani.
Kujtojmë se këto vaksina erdhën në doza të limituara edhe në Kosovë, dhe qytetari i parë që u vaksinua ishte kryeministri Albin Kurti. /Periskopi












