Behramaj: Osmani s’foli në BBC për vizat, dialogun, izolimin – por se sa e kriminalizuar është Kosova

Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka kritikuar deklaratat e Vjosa Osmanit në BBC, ku ka thënë se “Kosova është e zhytur në krim dhe korrupsion”. “Për U.D. Presidenten dhe stafin e saj, BBC-ja qenka vendi optimal për të deklaruar se shteti ku ajo është ushtruese detyre e të parit të tij është i […]
Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka kritikuar deklaratat e Vjosa Osmanit në BBC, ku ka thënë se “Kosova është e zhytur në krim dhe korrupsion”.
“Për U.D. Presidenten dhe stafin e saj, BBC-ja qenka vendi optimal për të deklaruar se shteti ku ajo është ushtruese detyre e të parit të tij është i zhytur në krim dhe korrupsion. Madje, duke e paraqitur këtë si sfidën kryesore, para sfidës së marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, para izolimit të qytetarëve të saj nga Bashkimi Evropian, para rimëkëmbjes ekonomike dhe pasojave që ka shkaktuar COVID-19. Edhe pse prioritet i tërë botës është rimëkëmbja ekonomike, si duket Kosova nuk e ka këtë shqetësim dhe vazhdon të mbetet vendi i vetëm në botë, që ende nuk e ka sjellë as edhe një vaksinë të vetme kundër pandemisë. Ndërsa, në anën tjetër, numri i rasteve ditore të infektimeve dhe vdekjeve sa vjen e rritet”, ka shkruar Behramaj në Facebook, transmeton Periskopi.
Ai ka thënë se përkundër faktit që Osmani e paraqiti Kosovën në BBC si vend të kriminalizuar dhe korruptiv, në raportet ndërkombëtare shteti i Kosovës, krahasuar me vendet e rajonit rangohet shumë më mirë.
Behramaj ka shpërndarë edhe një listë të Projektit për Drejtësi Botërore të vitit 2020, ku Kosova zë vendin e dytë më të mirë për sundimin e ligjit në mesin e vendeve të Evropës Lindore. /Periskopi
Postimi i plotë:












