BBC, Vjosa Osmanit: Pse t’ju besojnë kosovarët? Ju ishit shefe e stafit të Presidentit, ju keni bërë kompromise

Vjosa Osmani po synon të bëhet presidente dhe sot ka zhvilluar një intervistë mjaft interesante në BBC në emisionin HARDtalk. Osmani u përball me vështirësi të mëdha që të përgjigjej në pyetje, pasi nuk arrinte të elaboronte mjaftueshëm qëndrimet e saj politike duke përsëritur e ripërsëritur se është e pakorruptuar, se është e re dhe […]
Osmani u përball me vështirësi të mëdha që të përgjigjej në pyetje, pasi nuk arrinte të elaboronte mjaftueshëm qëndrimet e saj politike duke përsëritur e ripërsëritur se është e pakorruptuar, se është e re dhe se ka mbajtur qëndrimet.
Një pyetje zgjoi kureshtjen tonë, pasi ajo u pyet nga gazetari i BBC se pse duhej që të rinjtë t’i besonin asaj kur vetë e tha që ishte në politikë për më shumë se 20 vjet, shkruan Periskopi.
Ai i përmendi asaj se ajo kishte qenë shefe e stafit të presidentit para më shumë se 10 vitesh, dhe se nuk mund të konsiderohet si e jashtme për politikën. Po ashtu, ai i tha se ajo ka bërë kompromise gjatë karrierës.
Më poshtë keni pyetjen e BBC-së dhe përgjigjen e Osmanit:
BBC:
Por, znj.presidente pse duhet kosovarët e rinj t’ju besojnë juve? Sepse, le ta themi troç, ju pavarësisht rinisë që keni, ishit në politikë për goxha shumë kohë. Ju ishin shefe e stafit të presidentit [Sejdiu] më shumë se dhjetë vjet më parë. Kështu që ju jeni e brendshme, insajdere, ju nuk jeni në të vërtetë një autsajdere, një e jashtme. Ju keni bërë kompromise përgjatë karrierës tuaj.
VO:
Por, unë kam bërë kompromise që ishin në interes të vendit dhe në interesin e popullit dhe kurrë e kundërta. Dhe populli i Kosovës e di këtë gjë që është pse edhe më votuan mua dhe z.Kurti në listën tonë të përbashkët. Siç e theksova më lart, unë kurrë nuk kam pasur fuqi ekzekutive në vendim-marrje gjatë dy dekadave të kaluara./PERISKOPI/
Lexo edhe: Vjosa Osmani pyetet nga BBC se ku dallon prej politikanëve tjerë: E ka të vështirë të përgjigjet












