Avokati Koci për rastin te “Rruga B”: Policia përdori sprejin ndaj një vajze të re e cila e ka astmën

Avokati, Arianit Koci ka reaguar pas rastit ku shihet Policia e Kosovës duke hedhur sprej lotsjellës ndaj një gruaje në Rrugën B në Prishtinë. Koci ka reaguar ashpër ndaj veprimit të policisë sepse sipas tij, e dëmtuar ka probleme shëndetësore me frymëmarrje, shkruan Periskopi. Koci ka shpjeguar se si ka ndodhur ngjarja, për të cilën […]
Me çfarë lehtësie e përdorë një polic sprejin, ndaj një vajze të re e cila e ka astmën – është pabesueshme.
Katastrofë!
Emina Haxhiu ka qenë sot duke e shëtitur qenin e vet 8 muajsh – qen i butë i cili ende nuk din me lehë.
Polici i është afruar Eminës në mënyrë agresive, dhe ka këkuar që qenit t’i vendoset maska.
Znj.Haxhiu ka tentuar t’ia spjegojë policit që qenin është ende klysh – është i lidhur dhe se ende as me lehë nuk din.
Papritmas, edhepse kanë qenë fillimisht 4 polic, njëri e nxjerrë sprejin dhe e spërkatë në sy Eminën – duke ia rrezikuar jetën për shkak të astmës që e ka.
Në ndērkohë, vijnë edhe dy polic të tjerë.
Paramendoni këtë situatë: 4 plus 2 polic, kundër një vajze të re me astmë.
Duhet theksuar që polici me sprej dhe një police e kanë pasur sjelljen jashtëzakonisht të keqe – sipas të dëmtuarës.
Ftoj Inspektoratin Policor që menjëherë t’i merr xhirimet e kamerave të lokaleve përreth, dhe të veproj sipas dispozitave ligjore.
Emina sonte është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Nuk i vendosi qenit maskë, Policia përdor sprej lotsjellës për të arrestuar një femër në Prishtinë












