Avokati i Veselit: Zoti Smith, hiqni dorë ndaj akuzave që po ia bëni mbrojtjes – po e dëmtoni Gjykatën

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emerson poashtu ka bërë kritika ndaj Prokurorisë në Hagë lidhur me mospasjen e materialeve rreth dëshmitarëve. “Në këtë fazë, më lejoni të them që pretendimi i zotit Smith që mbrojtja e zotit Thaçi po kërkon që të krijojë një lloj historiku që ka të bëj me nxjerrjen e informacionit është […]
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emerson poashtu ka bërë kritika ndaj Prokurorisë në Hagë lidhur me mospasjen e materialeve rreth dëshmitarëve.
“Në këtë fazë, më lejoni të them që pretendimi i zotit Smith që mbrojtja e zotit Thaçi po kërkon që të krijojë një lloj historiku që ka të bëj me nxjerrjen e informacionit është një pretendim në keqbesim”, ka thënë Emerson përcjell Periskopi.
“Ju i nderuari gjykatës që kërkesat për masat janë refuzuar dhe Prokuroria po kërkon kohë më tepër që të ofrojë detyrimet e saj, dua të them që idetë që sjellja e duhur e mbrojtjes duhet të karakterizohet si një lloj pengese për gjykatën, ka një relfketim dhe jep një imazh të keq për vet gjykatën. Do t’i kërkoja zotit Smith që të hiqte dorë nga akuza të tilla në drejtim të mbrojtjes.
Thjesht doja që të thoja për procesverbalin që këto sugjerime, sjellje të mbrojtjes janë sjellje normale e mbrojtjes”, ka thënë Emmerson.
Të gjithë avokatët kanë pasur të njëjtën ankesë ndaj Prokurorisë./PERISKOPI/












