Avokati i Thaçit: S’jemi këtu për teatër

Avokati i Thaçit, David Hooper, ka akuzuar prokurorin Smith për sjellje jo të mira ndaj palës mbrojtje. “Unë e vura re në përgjigjen paksa të ashpër të zotit Smith, që mbrojtjes duhet t’i bëhet një paralajmërim sepse ne nuk jemi përpjekur ti zgjidhim cështjet midis palëve. Nuk më duket vërejtje kolegjiale. Kam përvojë të ndryshme […]
Avokati i Thaçit, David Hooper, ka akuzuar prokurorin Smith për sjellje jo të mira ndaj palës mbrojtje.
“Unë e vura re në përgjigjen paksa të ashpër të zotit Smith, që mbrojtjes duhet t’i bëhet një paralajmërim sepse ne nuk jemi përpjekur ti zgjidhim cështjet midis palëve. Nuk më duket vërejtje kolegjiale. Kam përvojë të ndryshme me avokatë të juridiksioneve të ndryshme, por mënyra e shprehjes së tij nuk është e përshatshme. Ai na akuzon ne, mbrojtjen e Thacit për teatralitet, unë nuk jam person që bëj gjeste teatrale, unë nuk jam ai lloj avokati, mocioni ynë ka dalë nga fakti se nuk jemi të kënaqur më mënyrën se si po bëhet nxjerrja e materialeve, që është rastësore, që po nxjerret nga prokuroria, nuk është e përpunueshme nga mbrojtja. Ju kërkoni, ne ju japim. Ju do t’i keni të gjitha në rendin e duhur, në fund të majit apo korrikut kur është afati, ne themi që kjo nuk është mënyra e duhur e nxjerrjes së materialeve. Unë nuk mendoj se kam necvojë të them më shumë në lidhje me këtë cështje”, ka thënë Hooper./Periskopi/












