Avokati Berisha insiston se vrasja e Tetajt ishte aksidentale, shpalos detaje

Avokati Berisha insiston se vrasja e Tetajt ishte aksidentale, shpalos detaje

Besnik Berisha, avokat i Shaban Gogaj i cili është akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt, ka thënë se epilogu i këtij rasti do të jetë që e njëjta është kryer nga pakujdesia. Ai ka insistuar se kjo vrasje ka qenë aksidentale. “Unë vazhdoj me shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së të riut. Ligji do […]

“Unë vazhdoj me shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së të riut. Ligji do shpreh epilogun e njëjtë që u dëshmua dy ditë më parë. Pamjet po qe se i interpretohen një nga një edhe unë sot këtu jam i paguar me ardh këtu dhe me fol. Për provat ligji e ka paraparë që të lexohen, administrohen dhe interpretohen një nga një”, ka thënë ai.

Më tutje mbrojtësi i Gogajt deklaroi se pala e dëmtuar nuk kanë pasur prova se vrasja e Agonisit ka qenë e qëllimshme nga klienti i tij.

“Ajo çfarë është drejtësi dhe që daton me shekuj nuk gjykon publiku sepse jemi shtet laik. Obligimi i përfaqësuesit të palës së dëmtuar ishte që të ofronin çfarëdo prove për ta cilësuar një vrasje të rëndë apo të rëndomtë. Siç e keni parë Agonisi nuk ka qenë i vetmi se ka kanë shkuar të shtënat sepse ishin tre persona krah për krahë. Pala e dëmtuar e kanë pasur obligim që t’i ofrojnë gjykatës prova dhe motivin e vrasjes. Pas dy vite e gjysmë ky rast ka ngelur”, ka thënë ai.

“Ky rast do të duhej të dëshmohej që ai kishte qëllim që të rrezikohej jeta edhe e dy kolegëve të tij. Nga momenti kur mbyllet telefonatën të gjithë e bëjnë një lëvizje që nuk vëzhgohen nga Shaban Gogaj. Ai as nuk e ka pasur idenë se ku po shtin as ku janë të tjerët. Vetëdija e tij ka qenë se e ka marr një armë me gaz që lëshon vetëm zhurmë dhe ka shti me të”, ka deklaruar ai.

Lidhur me raportet në mes të Agonis Tetajt dhe të akuzuarit për vrasjen e tij, Berisha theksoi se sic e dëshmojnë edhe videot ishin të mira.

“Deri në sekondën e fundit, ka qesh e ka folur me Shaban Gogaj. Shabani i ka qeros ata. Agonisi u shku i ka ble senet. Shabani atë ditë e kishte ditën më të lumturën të tij, sepse ka pasur fejesë. Vetëm një natë më përpara është ndërruar vend ii armës. Po ta dinte Shabani, nuk është i çmendur që me e vra dikë dhe me fillu me kukatë. Është i ri me dhembshuri dhe vuan edhe sot”, ka pohuar ai.

Më tutje avokati i të akuzuarit tha se arma me gaz dhe ajo e vërtetë që kanë qenë në dollap kanë qenë shumë të ngjashme. Sipas tij ka dalluar vetëm tyta e armës.

“Eksperti ka thënë që i vetmi dallim në mes të revoles me gaz dhe asaj të vërtetë është tyta. Në të kundërtën ai thotë se nuk vërehet. Ai thotë se e kanë madhësinë e njëjtë, formën e njëjtë dhe nuk dallohen”, ka thënë ai.

Rrëfimi i Berishës vazhdon edhe për telefonatën që pranoi Gogaj në momentin kritik.

“Telefonata është sqaruar në gjykatë. Ka qenë vajza e hallës së Shabanit në bjeshkë duke e pritur Shabanin për me festu, pasi nuk ka mundur me e marr motrën e tij që ishte në lokal. Përgjatë kohës sa  Shabani e zhvillon këtë bisedë ata qeshin dhe bëjnë shaka me personin që do të fejohet”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?