Arrestohet “Turku”, i cili shtiu 21 herë në drejtim të Ardi Pajazitit në tetor të vitit të kaluar

Arrestohet “Turku”, i cili shtiu 21 herë në drejtim të Ardi Pajazitit në tetor të vitit të kaluar

Hamdi Novobërdaliu i njohur me nofkën “Turku” më datën 1 tetor të vitit të kaluar, ka qëlluar me 21 plumba në drejtim të veturës së Ardi Pajazitit, vëllait të Andi Pajazitit, i njohur ndryshe me nofkën “Italiani”. Ai sot është arrestuar nga Policia e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Policisë, […]

Hamdi Novobërdaliu i njohur me nofkën “Turku” më datën 1 tetor të vitit të kaluar, ka qëlluar me 21 plumba në drejtim të veturës së Ardi Pajazitit, vëllait të Andi Pajazitit, i njohur ndryshe me nofkën “Italiani”.

Ai sot është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Policisë, shkruan Insajderi.

Prishtinë, 16 mars 2021 – Sot rreth orës 15:00, është arrestuar një person i dyshuar, i cili ishte në kërkim për rastin vrasje e mbetur në tentativë të ndodhur më datë 01.10.2020 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Puna e hetuesve rajonal lidhur me rastin në fjalë, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që në Graqanicë të arrestojnë të dyshuarin.

  • H. N, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe të sekustrojnë një armë zjarri.
    Aktualisht hetuesit policor po kryejn procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.

Në një video që është publikuar ditën ku është shtënë në Ardi Pajazitin, shihet se si “Turku” gjuan me armë zjarri, madje ai me këtë rast ndërron dy karikator të revoles dhe gjuan pa ndërprerë, ndërkohë që më pas ikë nga vendi i ngjarjes.

Rastin e patë lajmëruar në Policinë e Kosovës, Ardi Pajaziti.

“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 01.10.2020 – 12:41. Ankuesit meshkuj kosovar, raportojnë se derisa ishin duke lëvizur me veturë, një person i dyshuar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, mirëpo përveç dëmeve materiale në veturë, nuk kishte të lënduar. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur rreth 21 gëzhoja. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati”, pati konfirmuar Policia e Kosovës.

Përleshje të tilla ka shkaktuar në shtator të vitit të shkruar edhe Andi Pajaziti i njohur ndryshe edhe si “Italiani”, i cili dyshohet se kishte tentuar ta privojë nga jeta Hamdi Novobërdaliun i njohur si “Turkun”.

Për këtë rast Policia e Kosovës e kishte arrestuar si të dyshuar Andi Pajazitin.

Andi Pajaziti – “Italiani” njihet si mik dhe bashkëpunëtorë i ngushtë i Astrit Mehmetit, i njohur me nofkën ‘Llepota’. I cili ende është në arrati dhe kërkohet nga policia.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?