Arrestohen 12 të arrestuar për krim të organizuar, policia jep detaje

Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar në Policinë e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, kanë zhvilluar aksionin policor të nisur në tetor të vitit të kaluar, me ç’rast bashkë me aksionin e sotëm numri i të arrestuarve ka shkuar në 12-të Në një konferencë të përbashkët, prokurorja speciale Habibe Salihu dhe Drejtoresha e kkundër krimit […]
Në një konferencë të përbashkët, prokurorja speciale Habibe Salihu dhe Drejtoresha e kkundër krimit të organizuar, Florie Hajra, dhanë detaje për aksionin e nisur mëngjesin e sotëm.
“Aksioni është vazhdimësi i aksionit të muajit tetor…Ka rezultuar me tre të arrestuar, të arrestuarit janë të dyshuar për vepra penale krim i organizium, falsifikim i dokumenteve dhe kontrabandim me migrantë dhe raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve”, tha prokurorja.
Ndërsa, Florie Hajra tha se janë kontrolluar 12 lokacione, dhe janë arrestuar 9 persona. Që me tret ë arrestuarit në tetor, ka shkuar numri në 12 i të arrestuarve.













