Arben Gashi poston foto duke përshëndetur dikë në VV, por ‘dikushi’ nuk shihet duke ia kthyer

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi e ka publikuar një fotografi në Facebook, me dorën e zgjatur nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i përshëndetur e uruar ata. Në anën tjetër, në foto nuk duket ndonjë deputet i VV-së duke ia kthyer përshëndetjen, transmeton Periskopi. Gashi ka shkruar […]
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi e ka publikuar një fotografi në Facebook, me dorën e zgjatur nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i përshëndetur e uruar ata.
Në anën tjetër, në foto nuk duket ndonjë deputet i VV-së duke ia kthyer përshëndetjen, transmeton Periskopi.
Gashi ka shkruar se sot ka filluar një rrugëtim i ri për deputetët e LDK-së.
“Sot filluam një rrugëtim te ri, duke besu në vlerat politike të LDK-së, dhe duke u bazuar në besimin e dhënë nga votuesit tonë!”, ka shkruar Gashi.
Para seancës konstituive të Kuvendit, Arben Gashi ka bërë shaka me ish-bashkëpartiakun e tij, tani deputet nga radhët e LVV-së dhe Listës Vjosa, Faton Pecin, të cilit i ka sugjeruar të ulet në pjesën e deputetëve të LDK-së.












