Analist Ramadani: Kurti e Osmani po hezitojnë për Ambasadën shkaku i ndjeshmërisë së myslimanëve

Hapja e ambasadës në Jerusalem dhe dekretimi i saj bëri bujë mediatike, ku fillimisht u raportua se u dekretua nga vetë u.d presidentes Vjosa Osmani. E këtë Osmani e kundërshtoi ashpër duke thënë se se dekreti për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael ishte nënshkruar nga ish presidenti i vendit, Hashim Thaçi, shkruan Periskopi […]
E këtë Osmani e kundërshtoi ashpër duke thënë se se dekreti për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael ishte nënshkruar nga ish presidenti i vendit, Hashim Thaçi, shkruan Periskopi
Ndërkaq sipas analistit Shkodran Ramandani, Kurti e Osmani po hezitojnë për Ambasadën shkaku i ndjeshmërisë së myslimanëve
Sipas Ramadanit për këtë çështje janë dy çarje të mëdha, ajo e nivelit ndërkombëtar dhe kjo e brendshmja.
“Qasja e z. Kurti dhe znj. Osmani për çështjen e hapjes së Ambasadës në Jerusalem është simptomë e dy çarjeve të mëdha. Në nivel ndërkombëtar dmth është ShBA edhe BE. Derisa ShBA e njeh Jerusalemin si kryeqytet, e BE e ka inicu një rezolutë kundër Jerusalemit si kryeqytet, kjo është çarja e parë. E dyta është në Kosovë, ku Thaçi e PDK kanë qenë në anën e amerikanëve, ndërkaq Kurti e Osmani më tepër kanë qenë me Gjermaninë e BE-në. Por nuk duhet harruar edhe ndikimin e Turqisë në këtë çështje e cila po ushtron presion të vazhdueshëm mbi krerët institucionalë për me mbyllë ambasadën në Jerusalem dhe gjithashtu vërehet edhe një lloj oportunizmi elektoral te Vjosa Osmani dhe Albin Kurti – të cilët refuzojnë me përqafu këtë punë për shkak të ndjeshmërisë së komuniteti mysliman. Kjo është pak a shumë harta e çështjes së hapjes së ambasadës në Izrael.”, ka thënë Shkodran Ramadani për Periskopin.
Ai ka përmendur edhe diskutimet mediatike të Vjosa Osmanit, ku kjo e fundit aka pretenduar ta fajësoj ish-presidentin Thaçi për dekretin, e që sipas Ramadanit është qasje e papërgjegjshme, shkruan Periskopi.
“Tash Vjosa Osmani do me ja lënë fajin Hashim Thaçit, në një farë mënyre distancohet nga vendimi për ta hapë ambasadën. Por gjithashtu është një qasje e papërgjegjshme për shkak se vendndodhjen e ambasadës të një shteti e përcakton shteti nikoqir kjo është e rregulluar me rezoluta ndërkombëtare. Edhe Kosova nuk ka tjetër opsion , se në rast se nuk e hap ambasadën nuk do të ketë as njohje nga Izraeli sepse kështu është marrëveshja e 4 shtatorit, garantues i së cilës është ShBA.”, ka shtuar Ramadani./PERISKOPI












