Analist Islami: Jo veç duart, LDK i çoi edhe këmbët përpjetë

Analisti i mirënjohur politik i kthyer për pak kohë në politikan [si kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit], Dardan Islami, ka komentuar vendimin e LDK-së për t’i bërë kuorumin kundërshtares më të madhe të saj, Vjosa Osmanit. Dardan Islami me satirë komenton se “LDK jo veç duart, por edhe këmbët i çoi përpjetë!?” […]
Dardan Islami me satirë komenton se “LDK jo veç duart, por edhe këmbët i çoi përpjetë!?”
Islami ka qenë avokues që Ramush Haradinaj të bëhej president i vendit, duke e cilësuar znj. Osmani si të ndikueshme dhe rrezik për sigurinë e vendit, përcjell Periskopi.
LDK më herët komunikoi vendimin e kryesisë së partisë që deputetët e saj të qëndronin në sallën e Kuvendit për t’i mundësuar kuorumin znj.Osmani.
Nuk dihet se çfarë garancie i ka ofruar Osmani, kryetarit të LDK-së Abdixhikut se do të ishte apartiake në pozitën e presidentes së vendit.
Statusi i plotë dhe i paredaktuar i z. Islami:
LDK jo veq durt, po edhe kamt i qun perpjete!?












