Ambasadori Kosnett i shkon në takim Besnik Bislimit: E gjen zgjuar

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka takuar edhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi pasi dje kishte takuar kryeministrin Kurti dhe u.d. të presidentit Glauk Konjufcën. Ai thotë se ka biseduar me z. Bislimi edhe për çështjen e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. “Në takimin e sotëm me Besnik Bislimin kemi diskutuar rëndësinë e lidershipit në […]
Ai thotë se ka biseduar me z. Bislimi edhe për çështjen e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.
“Në takimin e sotëm me Besnik Bislimin kemi diskutuar rëndësinë e lidershipit në koordinimin e donatorëve; diskutimet e gjera me palët e përfshira në dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe vlerën e një shërbimi civil, profesional e apolitik.” – ka shkruar ai, përcjell Periskopi.
Besnik Bislimi është njeriu i dytë në Qeverinë Kurti.
Më herët, njeriu i dytë i Vetëvendosjes në Qeverinë Kurti kishte qenë Haki Abazi.
Bislimi ishte bërë i famshëm me një deklaratë të dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve kur kishte thënë se “nuk po e zinte gjumi me rritjen e VV-së”./Periskopi












