Ambasada në Suedi zgjidh problemin e dokumenteve ku shtetasit e Kosovës regjistroheshin edhe si shtetas serbë

Ambasada e Kosovës në Stokholm ka njoftuar se është zgjidhur tashmë problemi i dokumenteve të lëshuara nga Agjensioni Suedez i Taksave – Skatteverket, ku tani e tutje në këto dokumente do të figurojë vetëm shteti i Kosovës. Përmes një njoftimi është bërë e ditur se pas shqetësimeve të qytetarëve se në dokumentet e tyre krahas […]

Përmes një njoftimi është bërë e ditur se pas shqetësimeve të qytetarëve se në dokumentet e tyre krahas Kosovës është shkruar edhe shteti i Serbisë, ambasadorja e Kosovës atje, Shkëndije Geci-Sherifi ka filluar të punoj në këtë aspekt dhe kjo çështje është zgjidhur me sukses.

“Tash e tutje, në dokumentet tuaja do të figurojë vetëm shteti i Kosovës meqë: Agjencia Suedeze e Taksave ka ndryshuar politikën e saj dhe nuk do të regjistrojë më shtetasit kosovarë si shtetas serbë në Regjistrin Suedez të Popullsisë, kur një individ lëviz në Suedi nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Tutje sqarohet se edhe “Agjencia e Taksave do të regjistrojë shtetësinë bazuar në pasaportën e individit ose dokumenteve nga Agjencia e Migracionit, për shembull uppehållstillståndkort, individët që janë të regjistruar si shtetas kosovarë dhe serbë mund të kërkojnë heqjen e regjistrimit të shtetësisë serbe”.

“Agjencia e Taksave do të vërtetojë kërkesën bazuar në dokumentet e paraqitura nga individi, informacionin në dispozicion kur individi ka ardhur në Suedi dhe rrethana të tjera të ndërlidhura me rastin përkatës. Ju falënderojmë për adresimin e këtij problemi në Ambasadë, bashkëpunimin si dhe për durimin e treguar”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?