Ambasada Amerikane kërkon kallëzime penale për zyrtarët publik që nuk deklarojnë pasurinë

Ambasada e SHBA-ve ka reaguar për procesin e deklarimit të pasurisë të zyrtarëve publik në Kosovë. Ambasada me anë të një reagimi ka thënë se zbulimi i pasurisë është një mjet i fortë kundër dukurisë së korrupsionit. Duke përshëndetur ata që kanë bërë deklarimin e pasurisë, ambasada ka thënë se pret nga Agjencia Kundër Korrupsion […]
Ambasada e SHBA-ve ka reaguar për procesin e deklarimit të pasurisë të zyrtarëve publik në Kosovë.
Ambasada me anë të një reagimi ka thënë se zbulimi i pasurisë është një mjet i fortë kundër dukurisë së korrupsionit.
Duke përshëndetur ata që kanë bërë deklarimin e pasurisë, ambasada ka thënë se pret nga Agjencia Kundër Korrupsion të paraqesë akuza ndaj kujtdo që nuk e përmbush këtë detyrim ligjor.
Postimi i plotë në Twitter i ambasadës amerikane:
Zbulimi financiar nga zyrtarët e qeverisë është një mjet i fortë anti-korrupsion. Ne i përshëndesim ata që kanë paraqitur tashmë dhe i inkurajojmë ata që nuk e kanë përmbushur afatin e fundit të 31 Marsit. Shpresojmë se Agjencia Kundër Korrupsionit do të paraqesë akuza në përputhje me ligjin kundër kujtdo që nuk e bën këtë.












