Albin Kurti nga Krusha: S’ka dialog pa drejtësi, prioritare është çështja e të pagjeturve

Kryeministri Albin Kurti ka folur sot para mediave para një vizite që ka bërë në fshatin Krushë e Madhe për të përkujtuar masakrën e forcave serbe të para dy dekadave. Kurti u pyet nga gazetarët edhe për çështjen e presidentit, duke thënë se zgjedhja e tij do të marrë fund shpejt. “Do ta kryejmë edhe […]
Kurti u pyet nga gazetarët edhe për çështjen e presidentit, duke thënë se zgjedhja e tij do të marrë fund shpejt.
“Do ta kryejmë edhe hapin e tretë shumë të rëndësishëm të konstituimit të institucioneve në legjislaturën e tetë, por sot jemi duke bërë homazhe në Krushë të Madhe për dëshmorët dhe martirët e luftës”, ka thënë Kurti.
Ai foli po ashtu edhe për çështjen e dialogut me Serbinë, duke thënë se prioritare është çështja e të pagjeturve dhe e krimeve që
“Në raportin tonë me Serbinë e kemi prioritet çështjen e të pagjeturve, sepse s’mund të kemi progres nëse nuk i trajtojmë këto krime makabre që janë kryer mbi popullin tonë. Nuk duhet as ta lexojmë historinë, sepse këto krime kanë ndodhur në jetën tonë. Nuk do të jetë dialog ku dëgjojmë kërkesa të vjetra të Serbisë, por dialog ku ne kërkojmë drejtësi”, ka thënë ai.
Kurti edhe më herët ka thënë se nuk do të ulet në tavolinën e dialogut pa u përmbushur një listë kërkesash nga Serbia, e ku mes tyre ishte edhe ajo për dëmshpërblimet e luftës nga vendi okupator. /Periskopi












