Albin Kurti mbushi sot 46 vjet dhe 23 vjet në politikë [ose 40 nëse numërohet viti 1981]
![Albin Kurti mbushi sot 46 vjet dhe 23 vjet në politikë [ose 40 nëse numërohet viti 1981]](/cnt/019de365-6852-79fb-b64e-d0d597074fff__m.webp)
Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dytë në pushtet ka mbushur 46 vjet. Ai është lindur më 24 mars të vitit 1975. Në disa paraqitje televizive, ai ka deklaruar se mban mend edhe demonstratat e vitit 1981, shkruan Periskopi. Sidoqoftë, nuk besohet që ka pasur ndonjë rol aktiv në to. Sa […]
Ai është lindur më 24 mars të vitit 1975.
Në disa paraqitje televizive, ai ka deklaruar se mban mend edhe demonstratat e vitit 1981, shkruan Periskopi. Sidoqoftë, nuk besohet që ka pasur ndonjë rol aktiv në to.
Sa i përket aktivitetit politik, z.Kurti megjithëse portretohet si një politikan i ri në fakt ai ka një angazhim politik prej më shumë se dy dekadash.
Prej vitit 1998 ai ishte i përfshirë në organizatat studentore, e më pas edhe në Zyren e UÇK-së në Prishtinë nga e cila bënte thirrje të mos nënshkruhej Marrëveshja Rambujesë.
Ai është emëruar kryeministër për herë të dytë. /Periskopi












