Aktakuzë ndaj pesë personave për vrasjen e 24 vjeçarit në Ferizaj

Aktakuzë ndaj pesë personave për vrasjen e 24 vjeçarit në Ferizaj

Është ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për vrasjen e 24 vjecarit B.Q në Ferizaj. Prokuroria Themelore në Ferizaj, departamenti për krime të rënda ka njoftuar nëpërmjet komunikate se aktakuza është ngritur ndaj L.M, A.B.,E.B., R.J., dhe M.A. “Sipas aktakuzës, i pandehuri L.M., më 04 Shtator 2020, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta tani […]

Është ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për vrasjen e 24 vjecarit B.Q në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, departamenti për krime të rënda ka njoftuar nëpërmjet komunikate se aktakuza është ngritur ndaj L.M, A.B.,E.B., R.J., dhe M.A.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri L.M., më 04 Shtator 2020, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.Q., dhe me atë rast ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.L., me ç’rast ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, të pandehurit A.B. dhe E.B., kanë marr pjesë në rrahjen, e cila ka rezultuar me vdekjen e tani të ndjerit B.Q., duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit me të cilën në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Kurse, i Pandehuri R.J., me datë, kohë dhe vend të njëjtë, ka kanosur seriozisht me fjalë të dëmtuarin A.L., me të cilën ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 1 të KPRK-së. Po ashtu, i njëjti edhe përkundër faktit se ka qenë në dijeni për identitetin e kryerësit të veprës penale dhe për veprën penale, një fakt të tillë nuk e ka lajmëruar tek organet kompetente, me të cilën ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre” nga neni 378 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së. Ndërsa, i pandehuri M.A., me dashje ka ndihmuar të pandehurit L.M., A.B., E.B., në shmangien e zbulimit dhe mosarrestimit nga ana e organeve të ndjekjes, me ç’rast ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, nga neni 380 paragrafi 2, nënparagrafi 2.1 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?