Ahmeti uron formimin e qeverisë: Jam skeptik për realizimin e premtimeve të Kurtit

Ahmeti uron formimin e qeverisë: Jam skeptik për realizimin e premtimeve të Kurtit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar formimin e qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës sot, derisa i ka parë me skepticizëm premtimet e kryeministrit të ri, Albin Kurtit, në fushën e ekonomisë. Ahmeti, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, ka thënë se do ia lë kohës që të vlerësojë ministrat e përzgjedhur nga Kurti. Ish-bashkëpartiaku […]

Ahmeti, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, ka thënë se do ia lë kohës që të vlerësojë ministrat e përzgjedhur nga Kurti. Ish-bashkëpartiaku i tij, Dardan Molliqaj, në anën tjetër ka pasur kritika për shumicën e ministrave të Qeverisë Kurti.

“Urime Qeverisë së re të Republikës së Kosovës! Jo pse pajtohem me politikat por për shkak se vullneti i qytetarëve duhet të jetësohet.  Se a janë emrat e ministrave të duhur, do të kemi mjaftueshëm kohë të vlerësojmë”, deklaroi ai.

Postimi i plotë:

Urime Qeverisë së re të Republikës së Kosovës! Jo pse pajtohem me politikat por për shkak se vullneti i qytetarëve duhet të jetësohet.  Se a janë emrat e ministrave të duhur, do të kemi mjaftueshëm kohë të vlerësojmë.  Ne që jemi në institucione kemi adresë të qartë për funksionimin e shtetit, ndërsa qytetarët – edhe ata që e kanë votuar edhe ata që nuk e kanë votuar- do të kenë adresë për kërkesat e tyre dhe mund të kërkojnë përgjegjësi.

Nga ajo çka dëgjova në prezantimin e Kryeministrit Kurti dhe duke ditur situaten financiare sot dhe potencialin nesër jam skeptik për realizimin e tyre.  Nuk ka nevojë me i rrit pritjet edhe më shumë.  Kësaj radhe vetëm për mundësitë financiare edhe pse nuk pajtohem për disa nga politikat.  Por, do ti gëzohesha shumë realizimit të disa prej tyre.

Megjithatë, sot, uroj punë të mbarë!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?