Agim Veliu nënkupton se mund të rebelohet kundër LDK-së: Sulmon Abdixhikun

Agim Veliu nënkupton se mund të rebelohet kundër LDK-së: Sulmon Abdixhikun

Agim Veliu është bërë një ndër politikanët më të përmendur në vitin 2020, pas konfrontimeve të vazhdueshme me Vetëvendosjen [por jo vetëm]. Sot ai ka folur për çështjen e presidentes dhe për qëndrimin e tij. Veliu që ishte shkarkuar nga një varg përgjegjësish institucionale dhe që kishte humbur shumë pushtet gjatë vitit 2020 – ka […]

Veliu që ishte shkarkuar nga një varg përgjegjësish institucionale dhe që kishte humbur shumë pushtet gjatë vitit 2020 – ka nënkuptuar se nuk do ta mbështes Vjosa Osmanin për presidente të vendit.

“Nuk kam vendosur ende se a do ta votojë Vjosa Osmanin, sepse nuk është diskutuar në strukturat e LDK-së, unë nuk kam informacion nëse kryesia do të mblidhet, pastaj ajo çështje duhet të vijë edhe para grupit të deputetëve dhe pastaj do ta jap qëndrimin tim aty ku diskutohet. Sepse duhet të shohim cili është përfitimi i LDK-së në këtë rast, cili është vullneti i votuesve të LDK-së, i 110 mijë votuesve të LDK-së, të cilët i kanë qëndruar besnikë LDK-së e kanë çu votën në LDK, jo në listën ku kanë qenë kandidatë e tjerë e tjerë, ata me pas dashtë me votu diçka të tillë kishin votu, e kanë pasur adresën, ata e kanë lënë votën këtu në LDK. LDK-ja në këto zgjedhje dihet se për çfarë ka garuar, si ka garuar, çka ka mbështetur, duhet pasur kujdes edhe ndaj këtyre votuesve”, tha Veliu për Express të premten.

Prej vitit 2020, Veliu ka humbur pozicionin e kryetarit të Komunës së Podujevës [ku është dorëhequr], atë të Ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti [është shkarkuar], atë të Ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë Hoti [është rrëzuar nga Gj. Kushtetuese] atë të nënkryetarit të LDK-së [nuk është ri-emëruar] dhe ka humbur shoferin e tij e të cilin është raportuar se e ka shkarkuar.

Ai ka nënkuptuar se mund të mos e respektojë vendimin e LDK-së nëse i kërkohet sigurimi i kuorumit për Vjosa Osmanin presidente.

“Këtu nuk është problemi i rreshtimit apo mosrreshtimit por me gjetë zgjidhjen më të mirë për LDK-në, unë kështu e shoh, sepse rreshtime nuk ka pasur as ma përpara në LDK. LDK-ja ka pasur edhe përpara qëndrime dhe vendime që nuk janë respektuar, nuk po e diskutojmë tani në këtë rrafsh. Nuk kanë qenë kurrë deputetët e LDK-së të një mendimi, nuk kanë qenë unik asnjëherë. Ka pasur deputetë të LDK-së që nuk e kanë votuar kryeministrin e vet. Edhe ata që janë sot në krye të LDK-së nuk kanë vepruar në bazë të vendimeve të LDK-së, nuk duhet të shtrohet kështu, sepse nëse shtrohet kështu atëherë dalin shumë pyetje, ngriten shumë pyetje e dilema. A ka të drejtë dikush të kërkojë rreshtim që nuk ka qëndruar në rresht ta zëmë, nëse bisedojmë kështu”, tha Veliu.

Por, çfarë presidenti i duhet Kosovës? Ja përgjigja e Veliut:

“Unë mendoj se Kosovës i duhet presidenti, por unë mendoj që duhet Kosova ta ketë një president konsensual, që e ka mbështetjen e 2/3 të Kuvendit. Një president jopartiak, i departizuar, kështu që unë mendoj se duhet të bisedojë spektri politik në përgjithësi jo vetëm një subjekt politik sepse nuk është korrekte të vendoset presioni vetëm në LDK-në. Edhe, është gabim i madh i udhëheqjes së LDK-së që e ka pru veten në këtë situatë që i gjithë presioni të bie mbi LDK-në për zgjidhjen e presidentit sepse LDK-ja është parti e tretë tash, është parti opozitare që nuk e ka përgjegjësinë. Sigurisht ajo do të duhej të ishte temë e bisedës në tryeza të subjekteve politike, pozitë e opozitë në mënyrë që të ketë një pajtueshmëri për një kandidat cilido që ta merr mbështetjen e 2/3 ai zgjidhet, unë po them që do të ishte mirë që ta kemi një president me konsensus.”, tha Veliu. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?