Agim Bahtiri në përurimin e një xhamie flet si hoxhë: Allahu iu ka dhënë dhunti për punë t’mira

ryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka marrë pjesë sot në përurimin e xhamisë në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava, kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Enis Rama, hoxhallarë dhe disa qytetarë të cilët iu gëzuan ndërtimit të kësaj xhamie. Me këtë […]
ryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka marrë pjesë sot në përurimin e xhamisë në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava, kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Enis Rama, hoxhallarë dhe disa qytetarë të cilët iu gëzuan ndërtimit të kësaj xhamie.
Me këtë rast, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi iniciatorët e ndërtimit të kësaj xhamie, duke thënë se edhe komuna e ka mbështetur nga fillimi ndërtimin e kësaj xhamie, pasi që është shtëpi e Zotit, dhe e cila sjell vetëm të mira, paqe dhe harmoni për banorët e këtij fshati.
“Të gjithë ata që kanë qenë pjesë e punëve të mira në përgjithësi, e sidomos ata që ndihmuan ndërtimin e kësaj xhamie të jenë të bindur se kjo është një dhunti që Allahu ia ka dhënë që të bëj punë të mira”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.
Po ashtu në fjalën e tij kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Enis Rama, ka falënderuar të gjithë akterët që kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj xhamie, dhe ka uruar që ta gëzojnë atë me të gjitha të mirat./teksti: jepi zë/












