Afro 100 infermierë në QKUK nuk janë paguar për ndërrimet e natës në klinikat COVID

Afro 100 infermierë në QKUK nuk janë paguar për ndërrimet e natës në klinikat COVID

Afro 100 infermierë që punojnë në Klinika të ndryshme në QKUK, ku trajtohen rastet me COVID-19, nuk po i marrin pagesat e ndërrimeve të natës, ndonëse ata po detyrohen t’i mbajnë ndërrimin. Pagesat nuk i kanë marrë as për shtesat që janë ndarë nga Qeveria e Kosovës. Në vendimin e Qeverisë së kaluar, ishte marrë […]

Pagesat nuk i kanë marrë as për shtesat që janë ndarë nga Qeveria e Kosovës. Në vendimin e Qeverisë së kaluar, ishte marrë vendim që mjekët t’i marrin 250 Euro në muaj, stafi i infermierëve 150 Euro, kurse personeli mbështetës 100 Euro.

E në këtë kategori, nuk kanë hyrë infermierët që janë pranuar si staf ndihmës nga Ministria e Shëndetësisë, për kujdesin e pacienteve me koronavirus.

Në kushte anonimiteti, infermierë të Klinikave të ndryshme ku punojnë ata, thonë për Gazetën Online “Reporteri.net”, se që nga fillimi i punës, që gati pesë muaj, nuk kanë marrë asnjë shtesë me para për ndërrimet e natës e as për orët shtesë.

Se pagesat nuk i kanë marrë asnjëherë, e kanë konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë, ndonëse fajin ia lënë Qeverisë së kaluar.

Në një përgjigje për Reporteri.net, ky institucion thotë se për muajin shkurt dhe mars, janë duke shqyrtuar mundësinë e pagesës së tyre për këta dy muaj.

“Me vendimet e mëhershme të Qeverisë së kaluar për shtesat në pagë, në asnjërin prej tyre nuk ka qenë e paraparë kjo kategori që të përfshihet në këto shtesa në pagë. Me vendimin e Qeverisë, të muajit shkurt, që parasheh shtesa në pagë vetëm për shkurt dhe mars 2021, MSh është duke shqyrtuar mundësinë e pagesës së tyre për këta dy muaj”, thuhet në përgjigjën e MSh-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?