Afrim Muçiqi ia bën një pyetje të sikletshme zyrtarit të Ministrisë së Shëndetësisë

Afrim Muçiqi ia bën një pyetje të sikletshme zyrtarit të Ministrisë së Shëndetësisë

Këngëtari Afrim Muçiqi i cili ishte prej më të zëshmëve kundër anulimit të dasmave si pasojë e Covid-19, thotë se janë partitë politike të cilat rrezikuan shëndetin e qytetarëve. Sipas tij, për biznesin nuk u mendua fare. Në një debat televiziv në RTV21 ai ka pyetur zyrtarin e MSH’së, Faik Hoti, nëse kjo Ministri ka […]

Në një debat televiziv në RTV21 ai ka pyetur zyrtarin e MSH’së, Faik Hoti, nëse kjo Ministri ka ndërrmarrë diçka, pasi numri i të infektuarve me Covid-19 u rrit për shkak të fushatës zgjedhore.

“Thatë se duhet të respektohen masat. Ju si Ministri a keni ndikuar ose a e keni ngrit zërin kundër dukurive të partive politike të cilat i kanë shkel këto masa në mënyrën më drastike të mundshme”, pyeti Muqiqi.

“Si qytetar i Kosovës po pyes. Para fushatës zgjedhore kemi pasur 220-230 raste ndërsa 10 ditë pas fushatës numri ka kaluar 600. A duhet të marrë dikush bile një përgjegjësi morale dhe t’ju kërkojë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës apo vetëm duhet të penalizohen disa biznese”, shtoi ai.

Ndërkohë, sipas Faik Hotit, zyrtar në MSH, numri i rasteve të rritura është rezultat edhe i shtimit të numrit të testimeve. Por ai nuk mohoi ndikimin e fushatës zgjedhore në përhapjen e sëmundjes.

“Unë personalisht nuk përfaqësojë subjekte politike, jam shërbyes civil dhe një kohë të gjatë në MSH. Është e vërtetë që fushata ka ndikuar negativisht dhe ka pasur impakt të keq në përkeqësimin e situatës por sa u përket shifrave do të thosha se numri i rasteve në Kosovë pavarësisht se ka një rritje, nuk është më shumë se që ka qenë në muajt e verës sepse gjithmonë nuk duhet ta analizojmë numrin e të infektuarve vetëm si mostër e veçantë”, tha Hoti.

“Ditëve të fundit ka pasur testime deri në katër mijë raste dhe unë jam shumë dakord që secili institucion për gabimet që bën të nxjerr mësime dhe pse jo edhe të kërkojë falje kur bëhen veprime që kanë impakt negativ në shëndet dhe ekonomi”, theksoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?