Abdixhiku: Përfaqësuesit e LDK’së treguan klas e respekt që ua dorëzuan detyrat pasardhësve politikë

Lumir Abdixhiku ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit e LDK’së nëpër institucione në legjislaturën e shtatë për dorëzimin e detyrave ndaj ministrave të rinj të Qeverisë Kurti. Abdixhiku, me anë të ‘Facebook’-ut, e ka vlerësuar lart këtë gjest, teksa ka thënë se LDK jep shembull në skenën politike e institucionale. “Falenderoj të gjithë zyrtarët e LDK-së, […]
Abdixhiku, me anë të ‘Facebook’-ut, e ka vlerësuar lart këtë gjest, teksa ka thënë se LDK jep shembull në skenën politike e institucionale.
“Falenderoj të gjithë zyrtarët e LDK-së, Kryeministrin, Ministrat, Zëvendësministrat e stafin politik që sot me dinjitet dorëzuan detyrat e tyre pasardhësve politik. Treguan klas e respekt. LDK, me këtë kulturë dha shembull në skenën politike dhe institucionale të Kosoves”, ka shkruar Abdixhiku.
“I falenderojë të gjithë, gjithashtu, për shërbim ndaj vendit në kohë aspak të lehtë”, përfundoi ai.












