Abdixhiku, Kurtit: Nuk do t’i nënshtrohemi pushtetit, prej sot jeni përgjegjës për problemet e vendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qenë mjaft i ashpër ndaj kryeministrit në ardhje Albin Kurti. Ai kritikoi z.Kurti për Ekspozenë e tij, e për të cilën tha se i është dorëzuar deputetëve vetëm pesë minuta para seancës. Abdixhiku kërkoi zgjidhje z.Kurti për problemet nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe të […]
Ai kritikoi z.Kurti për Ekspozenë e tij, e për të cilën tha se i është dorëzuar deputetëve vetëm pesë minuta para seancës.
Abdixhiku kërkoi zgjidhje z.Kurti për problemet nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe të cilat janë shtruar nga vetë ai sa ishte opozitar.
“Si opozitë synojmë të kontribuojmë në stabilitet. Jo duke iu nënshtruar, por duke qenë opozitë.” – ka deklaruar ai.
Ai iu drejtua edhe qytetarëve të Kosovës duke thënë se me pesëmbëdhjetë deputetët e saj do të mbajë rol të opozitës konstruktive, përcjell Periskopi.
Z.Abdixhiku deklaroi se Kurti do të ishte përgjegjës prej sot për problemet e vendit. /Periskopi












