Abdixhiku: I pari do të barti përgjegjësi nëse zgjedhja e Osmanit presidente del të jetë gabim

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK’së ka thënë se i pari do të bartë përgjegjësi nëse zgjedhja e Vjosa Osmanit president do të jetë gabim, transmeton Periskopi. Abdixhiku thekson se zgjedhja e Osmanit s’do ta ndryshonte vendin drastikisht. ‘’Nuk e shoh që Kosova ndryshon drastikisht as për të mirë e as për të keq nëse Vjosa […]
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK’së ka thënë se i pari do të bartë përgjegjësi nëse zgjedhja e Vjosa Osmanit president do të jetë gabim, transmeton Periskopi.
Abdixhiku thekson se zgjedhja e Osmanit s’do ta ndryshonte vendin drastikisht.
‘’Nuk e shoh që Kosova ndryshon drastikisht as për të mirë e as për të keq nëse Vjosa bëhet president. Nëpër takime kam tentu të marrë garanca personale. Do të jemi këtu bashkë për ta gjykyar nëse nesër është bërë gabim, përgjegjësinë e parë e barti unë. Por me të drejt kam hapë rrugë për zgjedhjen e presidentit .’’, ka thënë ai në Debat Plus.PERISKOPI/












