Abdixhiku e quan skandaloze deklaratën e Konjufcës për ambasadën në Jerusalem

Kreu i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka komentuar deklaratat e Glauk Konjufcës nga VV për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit. Abdixhiku në T7 e ka cilësuar skandaloze deklaratën e Konjufcës. “Politikat tona të jashtme duhet të qëndrojnë në një vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Konjufcës, e […]
Kreu i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka komentuar deklaratat e Glauk Konjufcës nga VV për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit.
Abdixhiku në T7 e ka cilësuar skandaloze deklaratën e Konjufcës.
“Politikat tona të jashtme duhet të qëndrojnë në një vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Konjufcës, e cila më duket se është tërhequr dhe korrigjuar, ka qenë skandaloze“, ka thënë Abdixhiku, transmeton Periskopi.












