Abazi nga Komuna e Prishtinës: Zëvendësimi i gomave ka rënduar gjendjen në komunikacion

Abazi nga Komuna e Prishtinës: Zëvendësimi i gomave ka rënduar gjendjen në komunikacion

Koordinatori për mirëmbajtjen e rrugëve në Komunën e Prishtinës, Bujar Abazi, është shprehur se ka dy faktorë që kanë ndikuar që të vështirësohet qarkullimi në komunikacion. “Sasia e dendur e reshjeve të borës, duke kombinuar me largimin e gomave të dimrit dhe zëvendësimin me ato të verës, (përfundimi i sezonit sipas ligjit të trafikut) ka […]

“Sasia e dendur e reshjeve të borës, duke kombinuar me largimin e gomave të dimrit dhe zëvendësimin me ato të verës, (përfundimi i sezonit sipas ligjit të trafikut) ka rënduar gjendjen në komunikacion”, ka thënë ai, njofton klankosova.

Ai ka thënë se janë duke punuar që të lehtësohet situata për lëvizje.

“Jemi duke intervenuar me kapacitete të plota me gjashtë kompani të kontraktuara të mirëmbajtjes në mënyrë që të normalizohet gjendja”.

Reshjet e dëborës që kanë kapluar Kosovën kanë krijuar probleme në trafik. Në disa pamje të siguruara nga Express, shihet se si janë bllokuar disa nga rrugët kryesore të shtetit.

Reshjet kanë shkaktuar probleme në qarkullim të automjeteve derisa kolona të gjata janë krijuar nëpër rrugët që dërgojnë në kryeqytetin e Prishtinës.

Kolona të gjata janë krijuar në autostradën “Ibrahim Rugova”, rrugën Prizren-Gjakovë dhe magjistralën Prizren-Prishtinë dhe magjistralën Pejë-Prishtinë.

Po ashtu në pamje shihet se si makinat kanë humbur kontrollin dhe kanë dalur nga rruga.

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Përmes një njoftimi, Policia ka apeluar për mbajtje të distancës mes mjeteve, përshtatje të shpejtësisë dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?