A mund të rrëzohet Kurti në Kushtetuese? Ja çka thotë Kushtetuta për ankesën e Srpskas

A mund të rrëzohet Kurti në Kushtetuese? Ja çka thotë Kushtetuta për ankesën e Srpskas

Lista Serbe ka dorëzuar sot një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për Qeverinë e Albin Kurtin. Kjo ankesë ka të bëj me pushtetin që iu nda asaj nga Kurti, e për të cilën pretendon se është më i paktë nga ai që e thotë Kushtetuta e Kosovës. Si gjithnjë, Kushtetuta e Kosovës vazhdon ka zbrazëti të […]

Si gjithnjë, Kushtetuta e Kosovës vazhdon ka zbrazëti të shumta që mundësojnë interpretime të ndryshme për një çështje të vetme, e madje edhe krijimin e precedentëve të rrezikshëm.

Meqë Qeveria Kurti II do t’i ketë 15 ministri, e jo 12 sa i kishte Qeveria Kurti I, Lista Srpska kërkon që kjo parti politike t’i marrë dy ministri dhe jo vetëm një sa i është ofruar.

Goran Rakiq do të jetë ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Kurti II, ndërsa me poste ministrore janë shpërblyer edhe tre politikanë tjerë të komuniteteve pakicë: Emilja Rexhepi [komuniteti boshnjak] Fikrim Damka [komuniteti turk] dhe Elbert Krasniqi [komuniteti egjiptian], shkruan Periskopi.

Pika 3 e Nenit 96 të Kushtetutës së Kosovës që quhet “Ministritë dhe Përfaqësimi i Komuniteteve” shkruan si vijon:

“Në Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga komuniteti Serb dhe një (1) Ministër nga

ndonjë komunitet tjetër joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra,

Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet joshumicë

në Kosovë.”

Qeveria Kurti II në fakt do t’i ketë katër ministri dedikuar komuniteteve pakicë, por vetëm një dedikuar komunitetit serb.

Kushtetuta e Kosovës garanton ndarje të barabartë të vendeve të rezervuara mes komunitetit serb dhe komuniteteve tjera pakicë jo-serbe në Kuvendin e Kosovës.

Një gjë e tillë mund të përbëj problem për kryeministrin Kurti në Gjykatën Kushtetuese, marrë parasysh edhe që komuniteti serb ka një numër shumë më të madh banorësh se sa komunitetet e tjera pakicë jo-serbe.

Po ashtu, kjo evidentohet edhe në rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit, kur Lista Serbe fitoi më shumë vota se sa të gjitha partitë e pakicave marrë së bashku. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?