A ka virus? Raportohet se 355 delegatë të LDK-së mblidhen të dielën në një sallë për kryetarin e ri

355 delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhen të dielën në ora 10:00, për ta zgjedhur prijësin e tyre. Kuvendi i partisë më të vjetër në vend do të mbahet në Emerald, shkruan Gazeta Insajderi. Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa – janë pretendentët e deritanishëm për prijësin e Lidhjes […]
355 delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhen të dielën në ora 10:00, për ta zgjedhur prijësin e tyre.
Kuvendi i partisë më të vjetër në vend do të mbahet në Emerald, shkruan Gazeta Insajderi.
Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa – janë pretendentët e deritanishëm për prijësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Të katër kandidatët brenda javës i kanë konfirmuar synimet e tyre për të parin e partisë.












