A do ta votojë LDK për presidente Vjosa Osmanin? Përgjigjet Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për takimin që do të mbahet të premten me kreun e VV-së, Albin Kurtin dhe u.d. së Presidentes, Vjosa Osmanin. Ai nuk është përgjigjur konkretisht nëse LDK-ja do ta mbështes kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente të vendit. “Do të bëj konsultime fillimisht, do të shoh disponimin e […]
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për takimin që do të mbahet të premten me kreun e VV-së, Albin Kurtin dhe u.d. së Presidentes, Vjosa Osmanin.
Ai nuk është përgjigjur konkretisht nëse LDK-ja do ta mbështes kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente të vendit.
“Do të bëj konsultime fillimisht, do të shoh disponimin e njerëzve tanë. Ajo çfarë kam thënë vazhdimisht është që qëllimi jonë është konstruktiv. LDK-ja asnjëherë nuk ka penguar formimin e institucioneve, por duhet të bisedojmë”, ka thënë Abdixhiku në T7, transmeton Periskopi.
Ai ka thënë se LDK-ja do të jetë opozitë konstruktive, por nuk e mbështet pozitën pa qartësime dhe garancë. /Periskopi












