513 milionë euro u paguan në vitin 2020 për pensione dhe skema sociale

Buxheti i Republikës së Kosovës mund të jetë më i vogli në rajon, e megjithatë shpenzimet për pensione dhe skema sociale janë jashtëzakonisht të larta. Kjo evidentohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK]. Shifra e përgjithshme e paguar nga shteti për pensione dhe skema sociale është 513 milionë e 256 mijë e 870 euro. […]
Shifra e përgjithshme e paguar nga shteti për pensione dhe skema sociale është 513 milionë e 256 mijë e 870 euro.
Shumica e këtyre mjeteve është dhënë për pensionet bazike të moshës, qytetarët e Kosovës që kanë një moshë më të lartë se 65 vjet. Këta qytetarë kanë marrë gjithsej 165 milionë e 815 mijë euro përgjatë gjithë vitit.
Ndërkohë, pensionet kontributpaguese të moshës mbërrijnë shifrën e 119 milionëve. Mbledhur bashkë, qytetarët tanë mbi moshën 65 vjeçare morën gjithsej 285 milionë e 759 mijë e 673 euro, shkruan Periskopi.
Veteranët e luftës ndërkohë i kanë marrë gjithsej 76 milionë e 812 mijë e 141 euro.













