41 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore

Maqedonia Veriore ka shënuar një tjetër bilanc tragjik nga koronavirusi, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 41 viktima, për një total prej 3716 rastesh me fatalitet. Instituti i Shëndetit Publik raportoi gjithashtu se në 24 orët e fundit janë shënuar 303 raste të reja ditore nga 1405 testime. Vatra më e nxehtë […]
Instituti i Shëndetit Publik raportoi gjithashtu se në 24 orët e fundit janë shënuar 303 raste të reja ditore nga 1405 testime. Vatra më e nxehtë mbetet sërish Shkupi me 195 infeksione.
Pas bilancit të sotëm, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 në Maqedoninë Veriore shkon mbi 127 mijë, prej tyre 18.000 raste aktive./A2












